Grenell ka komentuar vizitën e Gërvallës në Izrael

Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar vizitën e ministres së  Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz  në Izrael.

Grenell e ka shpërndarë Twitter postimin e  Ministrisë së Jashtme të Izraelit ku njoftohej për takimin e ministrit të jashtëm izraelit me ministren Gërvalla.

Ish-emisari ka shkruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit janë në rritje dhe se kjo e bënë të lumtur.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1523754225540378626?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1523754225540378626%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fgrenell-e-komenton-viziten-e-gervalles-ne-izrael%2F

Njohja nga Izraeli erdhi nga Marrëveshja e Washngtonit, në kohën kur Grenell ishte i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.