Grenell: Shumë shpejt do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të largohet reciprociteti me Serbinë dhe do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi, ky reagim i tij ka ardhur pas paralajmërimit të presidentit Thaçi se java e ardhshme do të jetë vendimtare për krijimin e një Qeverie të re, transmeton Gazeta Metro.

Richard Grenell, ka mirëpritur paralajmërimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për hapat e mëtejmë për krijimin një qeveri të re që pritet të ndërmerren javën që vjen.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se pas heqjes së masës së reciprocitetit, e që shpreson të ndodhë javën që vjen, menjëherë do të rifillojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pasi të largohet tarifa/reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu do të fillojë me zell. Unë kam folur me liderët e Kosovës dhe të Serbisë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të përgatiten qysh sot dhe ata janë zotuar se do ta bëjnë një gjë të tillë. Pritet vazhdimësia e kësaj çështjeje”, ka shkruar Grenell.

Ky reagim nga Grenell ka ardhur pasi paralajmërimit të Thaçit se java që vjen do të jetë vendimtare për formimin e Qeverisë së re, dhe se reciprociteti dhe taksa duhet të hiqen për të forcuar mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’së për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1251880416253886468?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1251880416253886468&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fgrenell-paralajmeron-shume-shpejt-do-te-rifilloj-dialogu-kosove-serbi%2F

Presidenti Thaçi tregon se kur do të ndërmarr hapat për formimin e qeverisë së re