Nainggolan shënon një super gol (Video)

Mesfushori belg, Radja Nainggolan, ka shënuar njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij prej futbollisti.

Cagliari dhe Spal janë duke zhvilluar ndeshjen e javës së tetë në Serie A, teksa në epërsi prej një goli është skuadra vendase.

Kjo epërsi për Cagliarin erdhi nga Radja Nainggolan, i cili në minutën e 9-të arriti që të shënoi një super gol nga distanca.

31 vjeçari është i njohur për gola të tillë, pasi që ka shënuar shpeshherë. Dhe, ky mund të jetë njëri nga golat më të mirë në karrierën e tij.