Gruaja në Suharekë goditet nga vetura, vozitësi ikë nga vendi i ngjarjes

Në Suharekë dje një femër u godit nga vetura, gjersa ishte duke e kaluar rrugën.

I dyshuari i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin, nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.