Autogoli më qesharak i shënuar ndonjëherë (video)

Autogola dhe gafa në futboll shohim çdo ditë, mirëpo kjo që ka bërë portieri i San Jose Earthquakes në MLS nuk ka një emër që mund t’i vihet.

Autogol, gafë, apo thjesht e futi vetë në portë. Protagonist u bë portieri Daniel Vega, i cili shënoi në portën e tij në mënyrën më qesharake të mundshme.

Një pasim i kthye mbrapsht nga mbrojtësi dhe nuk Vega që nuk e kontrollon siç duhet dhe pavarësisht se këndi për të shkuar në portë është i vështirë, topi merr pikërisht atë drejtim dhe Dallas kalon në avantazh me një autogol qesharak.

Në pjesën e dytë San Jose Earthquakes shënoi dy gola duke përmbysur shifrat, gjithsesi në fund ndeshja u mbyll në barazim 2-2.