Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme do të të karakterizohet me mot të nxehtë.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale për sot pritet të arrijnë deri në 32 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 14 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.