Hajdari: Për kallëzimin penal u njoftova nga mediat, ndihem e befasuar

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari, tha për Klankosova.tv se për kallëzimin penal u njoftua nga mediat.

Hajdari tha se ndihet e befasuar dhe nuk e di se për çka bëhet fjalë.

“Ndihem e befasuar. Unë u informova nga mediat. Aktualisht jam duke u kthyer nga një vizitë zyrtare. Unë kam raportuar edhe në mandatin e parë sa kam qenë ministre, në vitin 2020 edhe pse është shtyer për shkak të pandemisë. Edhe tash kam kohë deri më datë 31 mars. Nuk po e kuptoj se pse kanë ngritë kallëzim penal”- tha Hajdari.

https://www.fokusi.info/agjencia-kunder-korrupsionit-dorezon-kallezim-penal-kunder-ministres-rozeta-hajdari/lajme/