Hajnat hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin çantën me stoli ari

Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kanë vjedhur një çantë krahu për femra në të cilën dyshohet se kishte pasur stoli ari.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur një çantë krahu për femra në të cilën dyshohet se kishte pasur stoli ari”, theksohet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.