Hajnat në Ferizaj i vjedhin në shtëpi mërgimtarit para dhe stoli ari

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Dramjak të Ferizajt.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili gjendet në Zvicër.

Nga shtëpia, sipas ankuesit, kishin vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari dhe dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.