Hakerët sulmojnë një bankë në Kosovë, nxjerrin të dhëna të klientëve

Një grup hakerësh të pa njohur deri më tani kanë sulmuar llogaritë bankare të klientëve të Bankës Ekonomike në Kosovë.

Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike, ka publikuar informacionin se të dhënat e qytetarëve tanimë janë në duar të pasigurta.

Ai ka bërë publike edhe fotografi të të dhënave të publikuara nga hakerët.

Sipas tij, dyshohet se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020 ndërsa sulmi u bë i ditur nga Medium dot com më 21 Prill 2020.

Shkrimi i plotë nga Mentor Hoxhaj

Banke Ekonomike është Hakuar!!

Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne black market!

Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020!

Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020.

DopplePaymer ransomware janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha. Në këtë rast, ata hakuan Banken Ekonomike.

DopplePaymer ka publikuar të dhënat e bankës që përfshin mbi 70 GB te dhëna me transaksione financiare.

Ne kemi potencuar qe Bankat nuk po janë transparente sa i përket sulmeve te suksesshme nga hakeret!
Duke mos respektuar me ketë raste legjislacionin ne fuqi, dhe standardet e sigurisë se informacionit!