Haki Abazi e quan Mimoza Kusarin “Çadra e Gadafit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për medie ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e cilës është aktualisht.

Ai duke folur për shefen e grupit parlamentar të kësaj partie, duke mos ia përmendur emrin e ka quajtur si “Çadra e Gadafit”.

“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.