Haki Abazi “kapet” publikisht me zëdhënësin e VV-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, po vazhdon akumulimin e inateve të tij me kolegët e partisë.

Sonte, ai ka ironizuar me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka.

Ai ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës në një debat, ai me një far forme është tallur duke thënë se do të paraqitet aty, “me lejen e Manxhukës”.

Kjo siç duket nga Abazi është bërë në shenjë pakënaqësie me “shtypjen” e mendimeve ndryshe brenda partisë ku ai bën pjesë, temë kjo për të cilën Abazi kishte folur edhe më herët.

“Sonte në ora 23:00 me “lejën” e Arlind Manxhukës do të paraqitem tek Fidan Jupolli. Demokracia është kulturë, qëndrimi kritik është shtytës, të qëndruarit drejtë e në linjë me premtimet është arsye për besueshmëri me atë që ta jep votën!”, shkroi ai./Fokusi.info/