Haki Abazi pretendon se u sulmua një deputet i VV-së: Sulm qëllimkeq dhe i padrejtë

Deputeti Haki Abazi ka dalë në mbrojtje ndaj deputetit të VV-së, Ardian Gola, pasi ky i fundit ishte cak i një aktivitetit nga organizata për arsim ORCA.

Abazi ka thënë se sulmet ndaj deputeti Gola janë qëllimkeqe dhe të padrejta.

Abazi pretendon që kritikat ndaj Golës po bëhen për shkak se ai ka parandaluar keqpërdorime apo siç ka shkruar: “heq tortja nga goja”.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj Deputetit Ardian Gola është qëllimkeq dhe i padrejtë. Në fakt, i duan deputët e kryetarët e komisioneve me qenë analfabet e mos me pasë njohuri e kapacitet me analizu dhe me shqyrty asnjë gjë kritike.

Kur sulmohet një deputet si Ardian Gola duhet me pru fakte dhe me u bë nga një njeri apo institut i nivelit të tij ndryshe konfirmohet se Gola po e bën punën e vet si duhet e dikuj ka rrezik me Ju “heq tortja nga goja”.