Rreth 30 të arrestuar nga aksioni i policisë, shumica zyrtarë

Rreth 30 persona janë arrestuar të martën nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Koha.net, shumica janë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ka komandantë policie, policë e doganierë.

Vetëm në rajonin e Prizrenit mësohet se janë arrestuar katër doganierë e shtatë kontrabandistë. Aksioni po zhvillohet ende në gjithë vendin dhe është konfiskuar sasi e madhe e mallrave.