Haki Abazin ‘nuk e zë gjumi’, reagon pas mesnatës lajmeve rreth vendimit të Kushtetueses

Një reagim pas zërave për marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re, ka ardhur nga zv.kryeministri në detyrë Haki Abazi.

Anipse nuk e ka specifikuar këtë çështje, Abazi ka shkruar se “asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare”.

Tutje ai thotë se “tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme”.

Postimin në Facebook, Abazi e ka shkruar rreth orës 2:00 pas mesnate.

Shkrimi i plotë:

Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare. Tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit.

Integriteti personal dhe profesional është e vetmja mënyrë me qenë në anën e drejtë të historisë dhe për të qenë e/i denjë për të mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.Ndryshimi ka ndodhur me 6 tetor, tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik.