Mehaj flet me Ramën e Latifin pas reshjeve: S’është e nevojshme ndërhyrja e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme pas reshjeve të sotme të shiut në vend.

Ai bëri të ditur pas reshjeve të sotme dhe pas informacioneve që në Rahovec e Prishtinë mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, ka telefonuar kryetarin Smajl Latifi e Përparim Rama.

“Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, tha Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se vërshimet kohët e fundit janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria e FSK-së është gjithnjë në nivel.