Haki Morina: Ja pse jemi popull i pazoti

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se më duhet të pranoj se jemi popull i pazoti. Për këtë ai i ka dhënë edhe disa arsye.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Me gjithe natyren time optimiste, me duhet ta pranoj qe jemi popull i pazoti!
Qe 20 vjet nuk jemi te zot te bejme rryme per vete, ta pastrojme kosoven nga berllogu e nga ajri i ndotur, dmth nuk jemi te zot te bejme kanalizime dhe ujesjellesa per te qene. E di qe ndertimi i fabrikave, eshte nje proces i nderlikuar dhe pa kuadro te profilizuara, nuk mund te ndertohen. Tek e fundit, shteti ne kapitalizem, nuk nderton fabrika por vetem ndihmon apo krijon lehtesira dhe kushte infrastrukturore ne hapjen e tyre. Infrastrukture, pa energji elektrike e ujesjelles, nuk ka.
Perveç rrugeve, te cilat shumica jane pa cilesi, perveç atyre qe i ka ndertuar Behtel-enka, une se di çfar pune tjeter eshte kryer deri tani!
Njerezi po ikin. Por askush nuk po thot qe po ikin per shkak te korigjimit te kufijve, demarkacionit apo asociacionit.
Atwhere pse behet kauze per gjera te cilat nuk shkaktojne zbrazjen e Kosoves?
E cfar na duhet neve sovraniteti territorial, kur rrezikohet qe te mos mbetet kush ne ate ate territor?