Njëra nga dhjetëra përgjigjet për njërin nga mijëra simpatizuesit e VV-së

Shkruan Haki Morina

Njëra nga dhjetëra përgjigjet për njërin nga mijëra simpatizuesit e VV-së

E din pse kam drejt të kritikoj?

Sepse kur unë i kam thënë Albinit, je gabim në kritikat, përshembull, për çështjen e Mitrovicës, ai ska marrë vesh. Prandaj sot i them: ose e ke pasë mirë atëherë, ose tash. Të dyjat mirë nuk mund të jenë.
E ti thua, çfarë rëndësie ka pse i ka ndryshuar fjalët? Tek e fundit, fjalë janë ato, mund të thuash ti, por edhe Albini.

E para, sepse krijon precedentin e rrezikshëm, që qenka e lejuar me rrejtë, e me mashtru sa të duash para se me ardhë në pushtet.
Dhe e dyta, se ndryshimi i fjalëve, herë ashtu, e herë kështu, e tregon karakterin jo stabil të një kryeministri dhe të një Qeverie. E kur një Qeveri është pa karakter, nuk mund ti besohet.

Ty nuk po të mjafton sjellja e deritashme, për ta kuptuar që duhet kritikuar këtë qeveri, sepse mendon se duhen shumë kohë për ta bërë këtë gjë. Por deri atëherë, ndoshta do të jetë vonë për të penguar të keqen, e cila po zuri rrënjë, do të sjellë pasoja të rënda për interesat e popullit dhe të shtetit.

Unë çdo pushteti, në fillim i kam treguar që nuk je mirë. I kam treguar në fillim, sepse kur të bëhet vonë, atëherë kot përmirësohesh.

PS.
Dikush më tha se akademikët po përkrahin këtë apo atë politikan, e pse ti jo?

Kur kam hy në politikë, nuk i kam pyetë akademikët.
Edhe për qëndrimet e mija politike, skam nevojë me pyetë asnjë akademik.
Nëse më duhet diçka për letërsi, e pyes Rexhep Qosjen dhe Kadarenë. Nëse më duhet diçka për ekonomi, e pyes Isa Mustafën dhe Fatos Nanon. Nëse më duhet diçka për Kimi, e pyes Nexhat Dacin etj.
Për politikë, nëse duan ata të më pyesin mua, në rregull. Jam i gatshëm t’ju jap mësim. Por unë s’kam nevojë për ligjëratat e tyre në politikë.

Mund t’i duket dikujt megalomane kjo çka thash në fund për akademikët. Por unë kam të drejt të flas kështu.

Pse kam drejt, shtrohet pyetja?

Kam të drejtë, sepse ata çdo pushteti në fillim i kanë thënë ke të drejtë, e në fund e kanë sharë. E unë se kam bërë atë që e kanë bërë ata.

E çfarë na duhet atëherë fjalori i lartë akademik i tyre në politikë, kur asnjëherë nuk ja kanë qëlluar? E ku është largpamësia e tyre?

Nuk e kam fjalën për të gjithë akademikët, por fjalën e kam si kategori shoqërore.