Haki Morina: Jam kundër zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, po paragjykohen liderët në Hagë

Anëtari i PDK-së, ish kandidati i saj për Kuvendin e Kosovës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina, e ka kundërshtuar zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së, duke arsyetuar se së pari po paragjykohen liderët që janë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Pse nuk duhet të ndodh një gjë e tillë sipas tij është fakti se kur të lirohen nga Haga liderët që janë atje, kryetari i ri do ta ketë të pamundur të jetë sovran i vendimeve të veta.

Postimi i plotë:

“Unë jam kundër zgjidhjes së kryetarit të ri të PDK-së.

Pse?

Sepse, e para, i bjen që PDK e din që do të dënohen liderët e saj që janë në Hagë, gjë që është paragjykim. Bile paragjykim që i dëmton ata në procesin gjyqësor.
E dyta, nuk jam për zgjedhjen e kryetarit të ri, sepse nesër liderët lirohen nga burgu, drejtimi nga një person i ri bëhet i pamundur, sepse nuk mund të jetë sovran në vendimmarrje, duke e ditur se dikush tjetër ka peshë shumë herë më të madhe se ai.
Prandaj unë jam që të vazhdohet me ushtrues detyre, deri në Kuvendin e rregullt të partisë”, ka shkruar anëtari i PDK-së Haki Morina në Facebook.