Haliti: Serbia s’ka nevojë të na njoh, veç mos t’na pengojë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia.

Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se Serbia e ka për obligim që të mos pengojë Kosovën të inkuadrohet në institucionet ndërkombëtare.

Sipas tij, Serbia duhet ta lë Kosovën të punojë të lirë, e Kushtetutën “le ta vjerrë në qafë”.

“Serbia nuk ka nevojë të na njoh dhe nuk e ka obligim në bazë të marrëveshjes as të Ahtisarit as marrëveshjeve të tjera. Serbia e ka për obligim vetëm mos me pengu Kosovën me u inkuadru në institucionet ndërkombëtare. Me lënë të lirë me punu, ndërsa le ta mbanë kushtetutën ajo, le ta vjerrë në qafë apo kudo në të vetën. Mendoj që nuk duhet të na vë si kusht që ata të na njohin, veç mos të na pengojnë”, ka deklaruar Haliti.