Maqedoni e Veriut, 12 të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut, këtë të shtunë janë shënuar 46 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se janë shëruar 526 persona duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 62,469 njerëz.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Maqedoninë Veriore ka arritur në 83,789, ndërsa i të vdekurve në 2,522.