Hamza, Kurtit: Kah do t’i merrni këto pare?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kuvendit, Bedri Hamza, ka thënë që në fillim se qeveria Kurti ka shfaqur jokonsistencë në planet dhe veprimet e tyre.

“Ka një diskrepancë të madhe mes deklarimeve dhe asaj çka e shohim. Ka një diskprenacë mes një programi të kaluar të qeverisë së para një viti dhe kësaj që i prezantuat sot. Ku është shërbimi ushtarak? Ku është fondi sovran? Ku është shteti i së drejtës?”, tha Hamza në foltore të Kuvendit.

Hamza e cilësoi mungesë të programit atë që Kurti e tha në fjalimin e tij, dhe tha se aty nuk pa objektiva te qarta dhe të afatizuara.

“As gjatë fushatës nuk kemi parë një prog të detajizuar, edhe sot. Është e mirë dhe normalisht që është pozitive kur i ban njerz të lumtur duke iu dhënë para. Filluat me pjesën e shpërndarjes, mirëpo, derivon pyetja logjike: Kah këto pare? Kah i merrni? Unë nuk pashë as në ekspoze, as nuk dëgjova që folët se cili do të jetë niveli i planifikuar i rritjes ekonimike”.

“Kah do të vijë kjo rritje ekonomike dhe si do të përkthehet kjo në rritjen e numrit të punëtorëve. Asnjë fjalë për sektorin privat”.

Hamza kërkoi që Kurti të ketë kujdes sa i përket efektit domino.

“Zotëri Kurti, kujdes prej presedanit! Kujdes prej efektit domino! Një veprim, një vendim, një ligj mund të jetë popullist dhe i pranueshëm, por mund të ketë efekt domino te kategoritë e tjera, dhe t’ju rrezikojë juve si qeveri, shtetin – stabilitetin makrofiskal”.