Hapja me dhunë e dyerve në PD, Yuri Kim: SHBA janë të shqetësuara, ata që nxisin dhunën do jenë përgjegjës

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për situatën në PD duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë.

Yuri Kim në Twitter u bën thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi.

Ajo thotë se” ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Ne u bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi. Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë”. /tch/