Haradinaj: Amerika flet vet – as presidenti, as unë nuk jemi zëdhënës të saj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai dhe as presidenti Hashim Thaçi apo dikush tjetër nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Amerika flet vet – as presidenti, as unë dhe as dikush tjetër nuk është zëdhënës i Amerikës. Nuk kanë nevojë të flasin për të, ata flasin vet, dinë me fol dhe i shpjegojnë gjërat”.
Haradinaj i është përgjigjur kështu një deklarate të presidentit Thaçi i cili ka thënë mbrëmë në Televizionin Publik se “mik mund të jesh kur respekton këshillat” duke iu referuar qëndrimit të kryeministrit karshi taksës dhe miqësisë me SHBA-të.