Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për qëndrimet e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deputeti Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus”, tha ish kryeministri.