Haradinaj: Fitorja e VV-LDK nuk është formula më e mirë e ndryshimit, kam dyshime për Albin Kurtin

Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj koalicioni qeverisës VV dhe LDK nuk është më i miri i mundshëm.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, dhene mbrëmjen e 17 tetorit në RTV Ora, Haradinaj pohon se ka dyshimet e tij për Albin Kurtin.

“Kjo nuk është formula më e mirë e ndryshimit, kjo që po ndodh tani me një qeveri Vetëvendosje-LDK. Por mendoj që sovrani ka vendosur për ndryshim. Mendoj që duhet t’ia japim shansin për të parë ndryshimin pasi sipas bindjes së tij duhet që t’i japim shansin për ta parë në punë. Unë kam dyshimet e mia se zoti Kurti nuk është ai që paraqitet në opinion. Nga ajo që shoh unë, ka një nivel të lartë intelektual, një njeri që di të përshtatë mirë qëllimet. Prej kohësh si qëllim të parë ka ardhjen në pushtet”, shprehet Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti i është dedikuar plotësisht ardhjes në pushtet, edhe përshtatshmërisë se si të vijë në pushtet. Kam një pikëpyetje që dua ta shohë, se për çfarë do ta shfrytëzojë ardhjen në pushtet. Nëse do ta shfrytëzojë për punë të mira për vendin atëherë është në rregull.

Duhet të mbrojë Kosovën e 17 shkurtit, pasi ende është e rrezikuar nga agjendat e gabuara. Duhet t’i rikthehet zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit ligjor. Sa i përket bashkimit kombëtar nuk duhet të flasë, por duhet të punojë. E urrej që bashkimin ne e kemi kthyer në folklor. Kam përshtypjen se nëse ai kthen fuqinë ekonomike të Serbisë në Kosovë, i kthen maunet, bën një gabim të madh.

Nëse ai e heq taksën ,atëherë ai do të bëjë një gabim shumë të madh.