Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Halil Kastrati

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale ‘Shën Tereza’, humanistin Halil Kastrati.

Thaçi tha se humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë dhe se Kastrati është njëri nga humanistët më të mëdhenj të vendit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.

Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”. HTH