Haradinaj: I tregova Kurtit se s’do të kem metodat tona të vjetra të opozitarizmit, sepse edhe unë jam plakur

Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit që pati me u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe liderin e VV-së, Albin Kurti.

Haradinaj ndër të tjerash nuk garantoi se do t’ua bëjë kuorumin për çështjen e Presidentit, ndërsa tha se i takon atyre të sigurojnë 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës.

Por Haradinaj tha se ia ka bërë të ditur Kurtit se do të vazhdojë të bëjë opozitarizëm, por jo të ngjashëm me atë që bënte dikur bashkë me Kurtin.

Para se gjithash ai tha se nuk mundet më, pasi edhe është plakur.

“Çdoherë duke ruajtur vendin dhe duke qenë këtu që të bëjmë funksionale demokracinë e vendit, duke pas parasysh se synohet një koncentrim pushtetesh, në këtë rast të Vetëvendosjes. Mendojmë se funksioni ynë opozitar është i rëndësishëm që të mundësohet edhe më tutje ekuilibri i pushteteve dhe funksionimin e demokracisë.Kanë kërkuar një konstruktivitet të Aleancës në një partneritet pozitë-opozitë dhe në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti opozitare konstruktive dhe ka përvojë në opozitarizëm, dikur së bashku me Kurtin. I tregova se s’do të jenë metodat tona të vjetra të opozitarizmit që kemi pasur, sepse edhe unë jam plak e nuk mundem më”, tha Haradinaj.