Haradinaj: Ibrahim Rugova i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur

Sot janë bërë 17 vjet që kur ka vdekur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Rugovën e ka përkujtuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai, ka shkruar se ish presidenti dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.

E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit.

Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij.