Haradinaj ka bërë homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Në kujtim të katër heronjve të Llapit homazhe bëri edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, raporton Ekonomia Online.

Më pas Haradinaj u nënshkrua në librin e përkujtimeve.Kryeministri në detyrë, kishte kërkuar që rivarrimi i këtyre heronjve të bëhet para festës së 28 Nëntorit.

Prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.