Haradinaj këmëngulë: Liberalizimi mund të ndodh brenda këtij viti

Ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në fund të vitit, por kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vazhdon të thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të ndodh brenda këtij viti.

Ai në një intervistë për KosovaPress, thotë se edhe pse është ofruar fundi i vitit dhjetori mbetet opsion që Kosova të marrë lajmin për liberalizim të vizave.

Ndërsa, thekson se edhe pse është kryeministër në detyrë vazhdon që të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin brenda këtij viti.

Haradinaj ka folur edhe për mini-shengenin ballkanik, ku ka thënë se është kundër kësaj ideje, të cilën e quan si të rrezikshme për vendin.

Haradinaj thotë se njerëzit mund të jenë skeptik për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por ai thotë se dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave.

Këtë premtim se vizat mund të hiqen në dhjetor Haradinaj thotë se nuk e bënë për vota, pasi që zgjedhjet janë kryer. Sa i përket mini-shengenit ballanik, Haradinaj thotë se si ide është e rrezikshme për Kosovën.

Ai thotë se një ide e tillë mund të jetë e mirë për lëvizjen e qytetarëve e të mallrave, por që sipas tij pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, ajo do të ishte e dëmshme për vendin.

Haradinaj thotë se nëse Kosova bëhet pjesë e një ideje të tillë, do të mund të rrezikonte liberalizimin e vizave.