Ministri Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi për situatën epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton sot në Komisionin për Shëndetësi për situatën epidemiologjike.

Latifi pritet të raportojë në komision në orën 12:00.

Ndryshe sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,002 persona.