Haradinaj: Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.