Haradinaj: Krenarë që jemi në rreshtin e ushtrive të udhëhequra nga Amerika

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët të cilët kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është krenare që është rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga SHBA.

“Sot, në Ditën Përkujtimore të të rënëve (Memorial Day), nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ato gra dhe burra që kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, të gjithë ata që i shërbejnë paqes kudo në botë.
Jemi krenarë që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga ta. Përjetë mirënjohës për kontributin e tyre të pashembullt në ditët tona më të vështira. Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.