Haradinaj kujton Xhemajl Fetahajn dhe Milazim Shalën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies kujton heronjtë Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala, transmeton Fokusi.info.

Haradinaj deklaroi se historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave,.

“Kujtojmë sot me nderim, në 21-vjetorin e rënies së tyre, Heronjtë e Kosovës, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala”.

“Dy luftëtarë vizionarë, pjesëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që në momentet më vendimtare i dolën në mbrojtje nderit të Atdheut”.

“Historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave, që iu bën krah lirisë sonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.