Parashikimi i motit për sot

Ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vranësira kalimtare.

Kështu parashihet të jetë moti gjatë ditës së sotme, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premtë, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjtë dhe të premtë.

Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies.