Haradinaj – Kurtit: Mos i ofendo veteranët e UÇK-së, nuk i meritojnë fjalët që po i fol tash

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë deklaroi se nuk janë 60 mijë veteranë, por rreth 20 mijë.

Ai më pas priti në takim disa nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku diskutoi me ta për pastrimin e listave të veteranëve.

Ngritja e kësaj teme nuk i ka pëlqyer kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka kritikuar kryeministrin Kurti.

“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë me i kthy diskutimet se kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Është koha t’i nderojmë dhe respektojmë ata. Edhe kur vjen Ligji i Pagave, të fillojmë nga kategoritë e lirisë, të mos i ofendojmë këtë njerëz. Ata kurrë nuk do të kërkojnë vet, të thonë pushtetarëve na i rritni të hyrat, pensionet, por e di se fëmijët e tyre janë në vështirësi”, tha Haradinaj.