Haradinaj: Lajm i trishtë nga Gjermania ku raportohet se kanë humbur jetën katër shqiptarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur trishtimin e tij lidhur me lajmin nga Gjermania ku raportohet se kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi katër shqiptarë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se po lutet që familjet e viktimave ta gjejnë durimin dhe forcën për t’u përballur me këtë tragjedi, transmeton Fokusi.

“Lajm i trishtë nga Gjermania ku raportohet se kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi katër shqiptarë. Lutemi që familjet e tyre ta gjejnë durimin dhe forcën për t’u përballur me këtë tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.