Shtylla elektrike e shtrembëruar, rrezikon me jetë banorët e Kishnarekës (FOTO)

Banorët e disa fshatrave në Komunën e Drenasit po ndihen të rrezikuar si pasojë e shtyllave elektrike.

Një nga këto fshatra është Kishnareka, ku siç shihet edhe në fotografi, shtylla elektrike vetëm sa s’është rrëzuar tërësisht në mes të rrugës që shërben për qarkullim, njofton Klan Kosova.

Në këtë mënyrë kjo ka rrezikuar jetën e këmbësorëve të kësaj lagjeje dhe të të gjithëve që kalojnë në këtë pjesë të këtij fshati.

Nuk dihet nëse ky devijim i shtyllës ka ndodhur si shkak i erërave të forta apo jo, por banorët kanë raportuar se askush nga ekipet që trajtojnë ankesat e kësaj lëmie, deri tani, nuk është parë t’i kenë vizituar apo trajtuar për të zgjidhur këtë problem.