Haradinaj: Më në fund një lajm i madh, gjiganti Trepça regjistrohet si kompani

0
361
Gjiganti “Trepça” është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në bazë të ligjeve të Kosovës.
Regjistrimi vjen pas votimit në Kuvend të statutit të “Trepçës”.
Këtë e ka bërë publik vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili duke uruar qytetarët dhe minatorët e ka vlerësuar si lajm të madh.
Postimi i Haradinajt:
Të dashur qytetarë dhe minatorë,
Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Punë të mbarë e me fat!
RH