Haradinaj merr vendim për 28 Nëntor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori – Dita e Flamurit – të jetë ditë pushimi në Kosovë, përcjell fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.