21 vjet nga rënia e dëshmorit, Hamdi Ferati

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit, Hamdi (Qazim) Ferati, janë bërë homazhe  në varrezat e dëshmorëve në Stanoc të Epërm të Komunës së Vushtrrisë, si dhe tek lapidari i dëshmorit në hyrje të qytetit të Vushtrrisë nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – dega në Vushtrri, si dhe nga familjarë raporton Fokusi.info.

Hamdi Ferati ishte ushtar në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës

Më 10 maj 1999, Hamdiu së bashku me disa bashkëluftëtarë nisen për të shkuar në Vushtrri për furnizim me armë e municion. Rrugës për në Vushtrri, në fshatin Studime, bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe dhe aty bie heroikisht Hamdiu.

Hamdiu është dekoruar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi me titullin “Hero i Kosovës”./Fokusi.info/