Haradinaj mirëpret reflektimin e Kurtit në raport me luftën e UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka përshëndetur reflektimin e kryetarit të VV-së Albin Kurtit, në raport me luftën e UÇK-së.

Haradinaj po ashtu ka vlerësuar lartë mediat të cilat po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, përcjell Fokusi.info.

”Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK. Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera  mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, ka shkruar Haradinaj në facebook.