Mbi 16 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 717 raste, nga 4 mijë e 132 testime.

Gjatë kësaj periudhe, si pasojë e virusit COVID-19, kanë vdekur katër persona.

Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë shëruar edhe 2 mijë e 370 persona nga ky virus.