Haradinaj nga Skenderaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar Ushtrinë e Kosovës

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar disa takime në qytetet e Kosovës.

Ai vizitoi edhe qytetin e Skenderajt, ku nga atje tha se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

‘Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit’, tha Haradinaj.

‘Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe antarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën’, shtoi ai.