Haradinaj për aferën për fajde ku përmendet Veseli: Në Kosovë t’i prejnë teshat hala pa ndodh diçka

Gjatë kësaj jave, mediat kanë publikuar disa videoincizime ku përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli duke ngritur dyshime për përfshirjen e tij në një grup që dyshohet për fajde dhe mashtrim.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të vërtetohet kredibiliteti i deklaratave tek video ku përmendet Kadri Veseli për fajde.

“Kredibiliteti i deklaratës duhet të vërtetohet – është herët. Duhet një gjykatë ta vërtetojë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

“Ne Perëndim nuk ndodh kështu, në Kosovë t’i prejnë teshat hala pa ndodhë diçka, derisa gjykata nuk e jep një verdikt, të tjerët nuk guxojnë ta vërtetojnë”, tha ai.