Molliqaj kërkon të takohet me kryetaren e Gjykatës Speciale

Udhëheqësi i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i është përgjigjur kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafillova, në lidhje me takimin me protestuesit, që kjo e fundit e pati premtuar në vizitën e saj të fundit.

Molliqaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që Partia Social-Demokrate të jetë pjesë e takimit që është paralajmëruar të mbahet me 4 korrik.

“Duke marrur shkas nga gatishmëria që znj.Trendafilova ka shprehur, me rastin e vizitës së kaluar, që të takohet me protestuesit dhe ata/ato që kanë pyetje dhe mospajtim rreth instalimit dhe mënyrës së funksionimit të Gjykatës Speciale, Partia Socialdemokrate sot ka dërguar kërkesë që të jem pjesë e takimit të paralajmëruar me 4 korrik”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt, pa ndërhyrje:

Nëse znj. Trëndafilova është këtu që të përgjigjet në kritikat dhe shqetësimet tona, atëherë nuk do të mungojë as ftesa për diskutim.

Duke marrur shkas nga gatishmëria që znj.Trendafilova ka shprehur, me rastin e vizitës së kaluar, që të takohet me protestuesit dhe ata/ato që kanë pyetje dhe mospajtim rreth instalimit dhe mënyrës së funksionimit të Gjykatës Speciale, Partia Socialdemokrate sot ka dërguar kërkesë që të jem pjesë e takimit të paralajmëruar me 4 korrik.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

Dear Ms. Angela Griep,

On behalf of the Social Democratic Party of Kosovo, I request that a permit is issued to allow the chairman of our party, Mr. Dardan Molliqaj to attend the event organized by the Kosovo Specialist Chambers on July 4th in Gjilan, Kosovo this year where Judge Ekaterina Trendafilova will be speaking with representatives from civil society.

We recall that President Trendafilova in one of her media appearances has expressed her willingness to meet with representatives of our party.

With kind regards,

Teutë Rrusta

General Secretary

Social Democratic Party of Kosovo