Digjet një banesë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një banesë është djegur në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, shtoi se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë , një banesëëshrë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, u shpreh Ahmeti.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokuroti i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”.