Paralajmëron Vjosa Osmani: Deri të dielën, do të dihet epilogu për marrëveshjen me VV-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani e la të hapur mundësinë me gjithë afatit të vënë deri ditën e dielë të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.