Haradinaj: Po krijojmë lehtësira për bizneset në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, përmes një postimi në faecbook, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim pronarin e ndërmarrjes “Ylli Bec”, Hasan Hajdari.
Haradinaj bashkë me Hajdarin kanë bisedur për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar.
Postimi i plotë i tij:
Prita sot sipërmarrësin Hasan Hajdari, pronar i “Ylli Bec” me të cilin biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar. Suksesi i secilit në fushën e biznesit është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Qeveria në vazhdimësi po krijon lehtësira për të bërit biznes, si shtysë për krijimin e vendeve të reja të punës.
R.H